Berisha të hënën në SPAK/ PD mobilizohet për protestë para Prokurorisë së Posaçme - zbardhet mesazhi drejtuar strukturave

Shqipëria

Berisha të hënën në SPAK/ PD mobilizohet për protestë para Prokurorisë së Posaçme - zbardhet mesazhi drejtuar strukturave

Më: 5 janar 2025 Në ora: 08:52
Sali Berisha.

Apeli i GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Kështu kreu i PD do të duhet që të jetë në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6. Ndërkohë Partia Demokratike është mobilizuar që po në këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të SPAK.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik ..Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat