Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Dragoç, flet babai i viktimës: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti, për herë të fundit folëm…

Shqipëria

Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Dragoç, flet babai i viktimës: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti, për herë të fundit folëm…

Më: 5 janar 2025 Në ora: 09:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

“Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur,” tha ai.

Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe më shumë vështirësi.

Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 7:15 të ditës së sotme.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend. Ai më pas është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë.

Burime bëjnë me dije se në pyetje janë marrë edhe pesona të tjerë të afërm me viktimën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat