Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit.
Në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 metra lartësi duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.
Megjithatë, ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës.
Kjo punë pritet të zgjatë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të saj.