1.5 metër borë në Mashkullorë, izolohen banorët

Shqipëria

1.5 metër borë në Mashkullorë, izolohen banorët

Më: 5 janar 2025 Në ora: 10:50

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit.

Në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 metra lartësi duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.

Megjithatë, ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës.

Kjo punë  pritet të zgjatë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat