Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e të shtunës dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës së të moshuarit.
Pas fikjes së plotë rezulton se banesa e 80-vjeçarit është djegur plotësisht, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar edhe një banesë ngjitur me të, në të cilën jetonin 4 pjesëtarë.
Nga zjarri nuk pati të lënduar pasi banorët u arritën të evakuoheshin në kohë.
Ndërsa flakët shkaktuan dëme të shumta materiale.