Gjirokastër, zjarri rrezikon godinën e Mitropolisë Ortodokse, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shqipëria

Gjirokastër, zjarri rrezikon godinën e Mitropolisë Ortodokse, ndërhyjnë zjarrfikësit

Më: 5 janar 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Një vatër zjarri ka rrezikuar godinën e Mitropolisë Ortodokse në Gjirokastër. Rreth orës 11:05 të së dielës Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar për një zjarr në  godinën e Mitropolisë, në lagjen “11 Janari”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës me disa efektivë dhe automjetin mbështetës. Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi  e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv”, shprehet drejtuesi i zjarrfikësve Gramoz Llapi.

Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve.

Dëme të tjera në godinën e Mitropolisë Ortodokse fatmirësisht nuk pati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat