Kumbaro: Ujëvara e Sopotit, eksperienca të paharrueshme për pasionantët e natyrës

Shqipëria

Kumbaro: Ujëvara e Sopotit, eksperienca të paharrueshme për pasionantët e natyrës

Më: 5 janar 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Ujëvara e Sopotit është një destinacion natyror i bukur që ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamjet nga ujëvara, duke theksuar se “ofron eksperienca të paharrueshme për të gjithë pasionantët e natyrës”.

Ujëvara e Sopotit mbi Stërmbec, është vendosur rrëzë malit Nemërçkë, i cili ka një lartësi prej 2485 metra mbi nivelin e detit.

Për të arritur te ujëvara, duhet të ndiqet një shteg që jep mundësinë të shijohen pamjet dhe bukuria e natyrës së zonës. Shtegu ofron pamje të mahnitshme të malit Nemërçkë dhe gjithë cirkuitit akullnajor që e karakterizon atë.

Në këtë udhëtim, të apasionuarit pas natyrës përjetojnë aventurë tërheqëse dhe harmoninë me mjedisin natyror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat