Ujëvara e Sopotit është një destinacion natyror i bukur që ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamjet nga ujëvara, duke theksuar se “ofron eksperienca të paharrueshme për të gjithë pasionantët e natyrës”.
Ujëvara e Sopotit mbi Stërmbec, është vendosur rrëzë malit Nemërçkë, i cili ka një lartësi prej 2485 metra mbi nivelin e detit.
Për të arritur te ujëvara, duhet të ndiqet një shteg që jep mundësinë të shijohen pamjet dhe bukuria e natyrës së zonës. Shtegu ofron pamje të mahnitshme të malit Nemërçkë dhe gjithë cirkuitit akullnajor që e karakterizon atë.
Në këtë udhëtim, të apasionuarit pas natyrës përjetojnë aventurë tërheqëse dhe harmoninë me mjedisin natyror.