Fluks në portin e Vlorës, 2000 pasagjerë shqiptarë e të huaj largohen nga Shqipëria

Shqipëria

Fluks në portin e Vlorës, 2000 pasagjerë shqiptarë e të huaj largohen nga Shqipëria

Më: 5 janar 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës së parë pas festave të fundvitit, porti i Vlorës ka përjetuar një fluks të lartë largimesh, kryesisht nga emigrantë dhe vizitorë të huaj që kishin ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë dy ditëve të fundit janë larguar nga Shqipëria nëpërmjet portit të  Vlorës 1870 pasagjerë, 350 automjete dhe 25 autobusë.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë emigrantë që jetojnë në Itali  dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët pasi kaluan festat në qytetin bregdetare të Vlorë u larguan për në vendbanimet e tyre.

Megjithatë, pati edhe turistë të huaj, kryesisht italianë. Fluksi i lartë i largimeve përkon me përfundimin e pushimeve festive dhe rikthimin në vendet e tyre të punës e banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat