Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër, dyshohet për gripin e shpendëve

Shqipëria

Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër, dyshohet për gripin e shpendëve

Më: 5 janar 2025 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve.

Tre grupe specialistësh veterinerë janë vënë menjëherë në terren në zonat e Plazhit të Vjetër, grykëderdhjen e Vjosës dhe ne Lagunën e Nartës për të marrë mostra nga shpendët e ngordhur, me qëllim përcaktimin e shkakut të ngordhjeve.

Sipas autoriteteve veterinare, dyshohet për praninë e gripit të shpendëve, një sëmundje shumë infektive që mund të prekë shpendët e egër dhe ata shtëpiakë. Mostrat janë dërguar në laboratorin e Tiranës Rezultatet pritet të mbërrijnë brenda tri ditëve.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që transmetohet shpejt mes shpendëve dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha për faunën dhe bujqësinë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat