Gjendja e tij kritike, kryeministri grek viziton në spital kryepeshkopin Anastas Janullatos

Shqipëria

Gjendja e tij kritike, kryeministri grek viziton në spital kryepeshkopin Anastas Janullatos

Më: 5 janar 2025 Në ora: 17:37
Kyriakos Mitsotakis, Anastas Janullatos

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka vizituar pasditen e së dielës spitalin “Evangelismos” ku është shtruar dhe po merr trajtim mjekësor kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.

Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për gjendjen e tij shëndetësore e cila është përkeqësuar.

Kryepeshkopi i Shqipërisë është transportuar të premten me një avion të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë, në spitalin “Evangelismos”.

Dje drejtoria e spitalit me një deklaratë për shtyp bëri me dije me një  njoftim mjekësor, se gjendja e tij shëndetësore ishte stabile dhe se ai ka qëndruar në një dhomë normale pa u intubuar. Por , sipas informacioneve të fundit, shëndeti i tij është përkeqësuar ditën e sotme dhe situata është kritike për hierarkun 95-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat