3 qytete të vendit në errësirë totale!
Qyteti i Durrësit, Lushnjës dhe Fierit raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike ditën e sotme.
Burime nga OSSH Fier, bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV. Ndërkohë, mësohet se edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 minuta.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku, teksa grupet e punës janë në terren. Nuk dihet se sa do të zgjasë situata pa energji por me përcaktimin e defektit, do të kalohet furnizimi nga linjat dytësore.