Disa prej qyteteve të Shqipërisë janë përfshirë nga ndërprerja e energjisë elektrike këtë pasdite, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit.
Mbetën pa drita qytet si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.
Një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.
Sakaq, mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier.
Sipas informacioneve nga drejtoria e OSHEE, linja 220 kV ka rënë, duke lënë NST Spitalle pa tension.
Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.
Grupet e punës janë në terren . Nuk dihet se sa do të zgjasi situata pa enërgji por me percaktimin e defektit do te kalohet furnizimi nga linjat dytësore.