Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Vlora në errësirë totale, OST: Defekt në linjat e transmetimit 220 KV

Shqipëria

Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Vlora në errësirë totale, OST: Defekt në linjat e transmetimit 220 KV

Më: 5 janar 2025 Në ora: 19:35
Ilustrim

Pa energji elektrike kanë mbetur për disa orë qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnjes dhe Vlorës.

Korrespondentët e Top Channel bëjnë me dije se këto qytete janë në errësirë totale, ndërsa në Vlorë nuk punon as interneti i kompanive telefonike në celularët e qytetarëve.

Sipas Operatorit të Sistemit të transmetimit në orën 17:37 si pasojë e  një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat ,Fier.

Nëpërmjet linjave alternative u është dhënë tension Nën-stacioneve të këtyre rajoneve dhe po punohet për rikthimin e energjisë në të gjithë abonentët.

Energjia po kthehet pjesë-pjesë, sipas një plani të diktuar nga qendra në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat