Spitali i Athinës bën njoftim zyrtar, kjo është gjendja shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Shqipëria

Spitali i Athinës bën njoftim zyrtar, kjo është gjendja shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Më: 5 janar 2025 Në ora: 19:39
Janullatos

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar, thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit “Evangelismos” në Greqi ku Janullatos është shtruar për të marrë ndihmë mjekësore.

“Situata aktuale e Kryepeshkopit të Shqipërisë z. Anastasi vlerësohet si kritike nga mjekët që po e ndjekin ”, thuhet në njoftimin mjekësor nga spitalit Evangelismos.

Kryepeshkopi 95-vjeçar po monitorohet nga nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesores së Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.

Kujtojmë se Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një viroze më 30 dhjetor.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar Janullatos u transferua në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat