Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme: me aksidente, atentate dhe të shtëna me armë zjarri.
Pak çaste më parë, ka pasur të shtëna në qytetin e Vlorës. Teksa zona ishte pa energji elektrike, ka pasur një sherr mes disa të rinjve dhe njëri prej tyre ka nxjerr një armë tip pistoletë, duke qëlluar në ajër.
Më pas personat në fjalë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” rreth orës 18.30. Pas raportimit në polici, kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.