Vdekja e ish-kryeministrit grek, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo: Kostas Simitis ishte mik i çmuar i shqiptarëve

Shqipëria

Vdekja e ish-kryeministrit grek, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo: Kostas Simitis ishte mik i çmuar i shqiptarëve

Më: 5 janar 2025 Në ora: 19:56
Arkiv

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka reaguar përmes një mesazhi pas vdekjes së ish-kryeministrit të Greqisë Kostas Simitis.

Ai shprehet se Simitis ishte një mik i Shqipërisë por dhe i Kosovës, dhe se ka punuar shumë për marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.

“Sot Greqia dhe politika greke humbën një personalitet shumë të shquar të tyre, Kostas Simitis, ish kryeministër, një nga themeluesit dhe ish kryetar i PASOK-ut. Ai ishte modeli i urtësisë politike dhe politikani që e udhëhoqi Greqinë në modernizimin e saj.

Kostas Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar. Ai bëri më shumë se çdo kryeministër tjetër grek në historinë bashkëkohore për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. U tregua solidar me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe u erdhi në ndihmë mijërave prej tyre që u shpërngulën me dhunë në Shqipëri gjatë konfliktit të viteve 1998-199”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat