Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit, reagon policia: Po punohet për identifikimin e personave

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit, reagon policia: Po punohet për identifikimin e personave

Më: 5 janar 2025 Në ora: 20:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë  zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës, raporton korrespondenti Mikel Marsi. Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje.

Policia po punon për gjetjen e autorit.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat