Të tjera detaje zbardhen nga plagosja mbrëmjen e sotme në Fier.
Nga informacionet paraprake mësohet se mes dy personave ka ndodhur një sherr në një lokal, dhe më pas Kejdi Beqaj ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin.
40-vjeçari mësohet se është në proces divorci me bashkëshorten e tij, ndërsa autori dyshohet se është i dashuri i gruas së të plagosurit.
Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka një plagë në bark.