Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve.
BalkanWeb mëson se në fokus të mbledhjes do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare të majit dhe fushata për diasporën.
Vota e diasporës ka zënë një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste, me kryeministrin Rama i cili ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit.
Kujtojmë se më 11 janar nis regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit.