Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit), të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Sekustrohen dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: , 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe, 32 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojërave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.