Berisha sot në SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë para Prokurorisë së Posaçme, vendoset kordoni policor

Shqipëria

Berisha sot në SPAK, mbërrijnë protestuesit e parë para Prokurorisë së Posaçme, vendoset kordoni policor

Më: 6 janar 2025 Në ora: 09:42
Protestuesit

Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK.

Kjo, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, vendim të cilin ka deklaruar se do ta zbatojë, në ndryshim nga hera e fundit që e çoi edhe drejt masës” Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, forca të shtuara policore janë vendosur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.

Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e demokratëve të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat