Apeli i Posaçëm i riktheu masën “Detyrim paraqitjeje”, Berisha mbërrin në SPAK

Shqipëria

Apeli i Posaçëm i riktheu masën “Detyrim paraqitjeje”, Berisha mbërrin në SPAK

Më: 6 janar 2025 Në ora: 10:14
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha sapo ka mbërritur në SPAK, për të zbatuar vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO për kthimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Ai është pritur me ovacione nga demokratët të cilët po mbajnë një protestë në mbështetje të tij,.

Të pranishëm janë edhe deputetë të PD, ndërsa pritet që Berisha të mbajë fjalën e tij para gazetarëve dhe protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat