Pak pas të bijës, nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK

Shqipëria

Pak pas të bijës, nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK

Më: 6 janar 2025 Në ora: 11:34
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E ëma e Kryemadhit nuk ka preferuar të prononcohet për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ajo është thirrur në SPAK.

Më herët gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK ishte paraqitur edhe vetë deputetja e Partisë së Lirisë.

Ajo u shpreh pak më herët pas daljes nga SPAK se nuk do të japë më deklarata para Prokurorëve duke u shprehur se do të flasë vetëm në Gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat