Një minatori 40-vjeçar ka humbur jetën në minierën në Bulqizë. Viktima është identifikuar si shtetasi Sokol Toçi.
Minatori raportohet se ishte kthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit dhe ka ndërruar jetë brenda galerisë.
Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti brenda në galeri.