Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali uron besimtarët e krishterë: Shpresë për bekim dhe lulëzim të shpirtit njerëzor

Shqipëria

Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali uron besimtarët e krishterë: Shpresë për bekim dhe lulëzim të shpirtit njerëzor

Më: 6 janar 2025 Në ora: 14:26
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Ujit të Bekuar.

Ajo i ka uruar edhe shërim të shpejtë Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos

“Sot, në Ditën e Epifanisë, Festës së Ujit të Bekuar, bashkohem me urimin e besimtarëve të krishterë për shpresën te fuqia e urtësisë, mirëkuptimi, bekimi dhe lulëzimi i natyrës dhe shpirtit njerëzor.

I uroj shërim të shpejtë dhe kthim në shërbim ndaj besimtarëve Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskopit të Shqipërisë, i cili në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti dhe fuqizoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe është i njohur botërisht për dijet, përkushtimin dhe kontributin në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare”, ka uruar Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat