Përplasja fizike me Shehajn në Kuvend, Noka sqaron pse ia hodhi telefonin: Mua më tha ‘gjallë s’të lë flasësh’, kurse…

Shqipëria

Përplasja fizike me Shehajn në Kuvend, Noka sqaron pse ia hodhi telefonin: Mua më tha ‘gjallë s’të lë flasësh’, kurse…

Më: 6 janar 2025 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar përplasjen fizike në Kuvend, me deputetin Agron Shehaj, i cili është njëherësh edhe kryetari i Partisë Mundësia.

Noka tha në studion e News24, se u acarua me deputetin Shehaj, pasi ky i fundit i kishte liruar foltoren ligjvënëses socialiste Pranvera Resulaj, ndërsa atij jo.

“Pranvera Resulajt i liroi vendin të fliste, ndërsa mua më tha ‘gjallë s’të lë të flasësh’. Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai.

Flamur Noka tha gjithashtu se PD ka qenë aktive në mbështetjen e qytetarëve, duke përmendur protestat për projektin Thumanë-Kashar dhe reagimin për taksën e pronës.

“Vetëm PD ka reaguar për tre muaj rresht në Thumanë,” tha deputeti demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat