E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës: Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit!

Shqipëria

E quajti kriminel elektoral, Majko i përgjigjet Berishës: Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit!

Më: 6 janar 2025 Në ora: 16:25
Pandeli Majko

Socialisti Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajti ‘kriminel elektoral’.

Majko i është përgjigjur ironikisht duke i thënë demokratit ‘Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!’

Reagimi i plotë:

KOMENT…

Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…”

Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat