“Gjaku lahet me gjak”

Shqipëria

“Gjaku lahet me gjak”

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:09
Ramazan Mataj

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në Shkodër, mëngjesin e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës, viktima është Ramazan Mataj nga fshati Dragoç.

Përmedia, sot ka folur babai i tij, i cili ka paralajmëruar hakmarrje, nëse autoritetet nuk dënojnë autorët. Fatmir Mataj u shpreh se familja e tij nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk kanë dyshime se kush mund të jetë autori.

“Komunikimi i fundit në orën 8:20 kur doli nga shtëpia. Do takoj dikë tha, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askën. Kemi qenë për një kafshatë bukë.

Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë. Ne kemi lidhje vetëm punë shtëpi. Nuk kemi asnjë dyshim, po të kishim dyshime do kishim vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur”- tregoi babai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat