Viti i Gjuhës Shqipe, Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës!

Shqipëria

Viti i Gjuhës Shqipe, Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës!

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:25
Pamje nga videoja

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, shprehet se në Vitin e Gjuhës Shqipe u vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, si pjesë e identitetit kombëtar.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shprehet se ‘ky vit na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës shqipe.

“Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar.

Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë.”, shprehet Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat