Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Shqipëria

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:51
Ilustrim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Shqipëri.

Mësohet se ulja e çmimit do të prekë vetëm konsumatorët familjarë.

Ndërsa, të pandryshuara do të jenë tarifat për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si dhe për disa konsumatorë të tjerë si furrat e bukës.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare është 9.5 lekë pa TVSH dhe 11.4 lekë me TVSH.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat