A do të ulet çmimi i energjisë? Bordi i ERE shqyrton propozimin e qeverisë për konsumatorët familjarë

Shqipëria

A do të ulet çmimi i energjisë? Bordi i ERE shqyrton propozimin e qeverisë për konsumatorët familjarë

Më: 6 janar 2025 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bordi i ERE-s do të mblidhet të martën dhe do të diskutojë uljen e mundshme të çmimit.

Nëse propozimi i zv.kryeministres Balluku do të miratohet, ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Nëse vendimi për rishikimin e çmimit për familjarët do të ndryshojë të martën, ai pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Plani i qeverisë është që familjet të cilat do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, në të ardhmen të paguajnë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat