Një debat mbi diskriminimin gjuhësor dhe kulturor ka shpërthyer në Itali pasi një 26-vjeçar pretendon se i është ndaluar të këndojë një këngë napolitane në një bar karaoke në Firence.
Pasquale Abbatiello dhe miqtë e tijfestuan natën e Vitit të Ri në Napoli. Në një video të postuar në internet, i riu thotë se në barin ku ai festoi lejoheshin të gjitha llojet e melodive, por kur nisi të këndonte këngën napolitane, menaxheri i barit ia mohoi.
“U shtanga! E pyeta, pse nuk mund të këndoj në dialekt napolitane? Ndër të tjera, kënga që zgjodha nuk ishte aq dialektike në krahasim me këngë shumë më të njohura. Më thanë se ishte zgjedhja e pronarit dhe se mund të këndosh vetëm në italisht, anglisht ose frëngjisht. Frëngjisht? Si mund të konsiderohet më e përshtatshme se ajo napolitane, veçanërisht për karaoke?”, u shpreh Abbetuello.
Incidenti provokoi një debat në mediat sociale. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Beneventos, Clemente Mastella, i cili tha se muzika napolitane “përfaqëson një pjesë themelore të identitetit kulturor”. “O Sole Mio është kënga italiane më e njohur në botë. Ky racizëm zvarritës që po injektohet në shijet muzikore është, shqetësuese dhe helmuese”, u shpreh kryebashkiaku.