Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jënë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke risjellë reshjet e shiut në të gjithë vendin; më të dendura në orët e mesnatës..
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.