Janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes të 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, krimi i cili tronditi Shkodrën mbrëmjen e 4 Janarit.
Në pranga kanë rënë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Dy personat e arrestuar është identifikuar si shtetasi Rustem Hasa dhe Arjan Hasa.
Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit.
Kujtojmë që 33-vjeçari u ekzekutua brenda mjetit teksa po kthehej në banesë, ku dyshohet se iu është bërë pritë në një zonë pa kamera sigurie.
Por, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e 5 Janarit nga një kalimtar i rastit që ka vënë re viktimë brenda makinës dhe ka njoftuar policinë.