Marrja në pyetje e Ilir Metës, paraqitet në SPAK avokati i tij Genc Gjokutaj

Shqipëria

Marrja në pyetje e Ilir Metës, paraqitet në SPAK avokati i tij Genc Gjokutaj

Më: 7 janar 2025 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Genc Gjokutaj është paraqitur këtë të martë në dyert e SPAK, si avokati i Ilir Metës.

Ish-Presidenti është thirrur këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me dosjen “CEZ-DIA”.

Meta, i cili është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg”, pritet të mbërrijë rreth orës 10:00 në ambientet e SPAK ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale nga qelia.

Sipas tij, hetuesit do të jenë ata që do të pyeten nga ai, duke e shpallur veten si të hapur për të marrë pjesë në seancë dhe për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të mediave të pranishme pas kësaj seance.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat