Genc Gjokutaj është paraqitur këtë të martë në dyert e SPAK, si avokati i Ilir Metës.
Ish-Presidenti është thirrur këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me dosjen “CEZ-DIA”.
Meta, i cili është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në burg”, pritet të mbërrijë rreth orës 10:00 në ambientet e SPAK ndërsa ka reaguar në rrjetet sociale nga qelia.
Sipas tij, hetuesit do të jenë ata që do të pyeten nga ai, duke e shpallur veten si të hapur për të marrë pjesë në seancë dhe për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të mediave të pranishme pas kësaj seance.