Zbardhen detaje nga dhunimi me sende të forta ndaj 48-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim biznesmeni “Tur Koçeku” dhe të afërmit e tij

Shqipëria

Zbardhen detaje nga dhunimi me sende të forta ndaj 48-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim biznesmeni “Tur Koçeku” dhe të afërmit e tij

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 Janar, ku gjashtë persona dhunuan me sende të forta një 48-vjeçar, në një berberhane.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Në mesin e personave të shpallur në kërkim është biznesmeni Luçiano Koçeku, si dhe janë shpallur në kërkim familjarë të tij.

Të arrestuar: Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut

Në kërkim: Gëzim Koçeku; Ronald Koçeku; Dino (Abedin) Koçeku; Biznesmeni Luçiano Koçeku.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat