Pak ditë më parë në Vlorë janë konstatuar tre zogj të ngordhur në zonën e Plazhit të Vjetër teksa janë lajmëruar organet kompetente për të kryer kontrollet dhe analizat e mëtejshme për rastet në fjalë.
Pas analizave të kryera është konfirmuar tashmë dhe zyrtarisht se në Vlorë kemi rastin e parë të konfirmuar me gripin e shpendëve H5N1
Demir Dervishaj mjek veterinar dhe zyrtar kontrolli në agjensinë e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve konfirmon se nga tre zogjtë që janë gjetur të ngordhur në Plazhin e Vjetër ka rezultuar një prej tyre pozitiv me virusin H5N1
Dervishi konfirmon se pas tre zogjve të gjetur të ngordhur nga kontrollet janë evidentuar edhe 6 të tjerë të cilët janë çuar për analiza të mëtejshme.
Sipas mjekut veterinar ka rrezik për përhapjen e këtij gripi edhe tek shpendët e oborrit çka mund ta thellojë edhe më tej këtë epidemi. Ai konfirmon se agjencia e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve është në alarm dhe ka bërë njoftim tek çdo fermerë për të patur kujdes dhe për të denoncuar çdo rast të konstatuar të shpendëve të ngordhur
Besohet se ka ende shumë shpend të tjerë të egër kryesisht ujor të cilët të jenë të ngordhur nga ky virus. Ata gjenden në shumë zona të qytetit të Vlorës.