Pandeli Majko reagon pas akuzave të Sali Berishës: I gatshëm të dorëzoj çdo imunitet

Shqipëria

Pandeli Majko reagon pas akuzave të Sali Berishës: I gatshëm të dorëzoj çdo imunitet

Më: 7 janar 2025 Në ora: 12:47
Foto nga takimi

Një ditë pas akuzave të forta të ish-kryeministrit Sali Berisha ku e cilësoi si “kriminel elektoral” ka ardhur reagimi i Pandeli Majkos, deputet i Partisë Socialiste.

Majko ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ku ka kërkuar që Shërbimi Informativ Kombëtar të ofrojë informacion të shkruar në lidhje me aludimet për fshehje informacioni nga Sali Berisha.

Majko shkruan se është i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet hetimore dhe për të dorëzuar çdo imunitet parlamentar që mund të nevojitet për hetimin e çështjes.

“Kam vendosur të dorëzoj çdo imunitet parlamentar që mund të jetë i nevojshëm për hetimin e çështjes që Sali Berisha ngriti me deklaratat e tij publike,” tha Majko. Ai theksoi se kjo është një mundësi për të pastruar emrin e tij dhe për të vërtetuar pafajësinë e tij në këtë çështje.

Berisha: “Majko është një kriminel elektoral”

“Pandeli Majko, është kriminel i madh elektoral në Kukës. Është i regjistruar në tavolinë, regjistrues i vendosur me vendim gjykate, jo për Pandeli Majkon për trafikantë armësh e droge. Aty shkon dhe bie Pandeli, dosja është tek ata dhe tek unë. Shkon Pandeliu me Çelën, dhe drejtorin e OSSH të Kukësit. I thotë ‘ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale, ato kushtonin nja 40-60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do ti dërgohen Tropojës për vota, 200 në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri që ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet”.

“Përveç kësaj në bisedë, përfaqësuesit e Has kërkojnë armë sepse thonë Miftar Dautin nuk e mundim dot. Kërkuan armë, ky oficer e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SPAK, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimi të Kosovës, që e çoi aty ku e çoi, dyshime në Beograd, refuzoi ta presë oficerin. Oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di se ku është”.

Majko shkoi sërish në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e solli në Tiranë. po sjell në Tiranë gjysmën e ministrave sepse qytetarët e Tiranës kanë revoltë”, deklaroi të hënën Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat