Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan

Shqipëria

Sanitarja gjendet pa shenja jete në ambientet e shkollës në Elbasan

Më: 7 janar 2025 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62-vjeçe, e cila punonte si sanitare.

Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat