Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SkyECC që njohu si provë komunikimet në aplikacionet e krimit, nis gjykimi në themel në GJKKO. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në seancën e parë në themel nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ai mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.
Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK ka kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqesor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.
Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.
Ndërkohë nga ana tjetër, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet gjyqi në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Seanca e ardhshme në GJKKO u la më 21 janar 2025.