Aksident në Lushnjë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohen babë e bir

Shqipëria

Aksident në Lushnjë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohen babë e bir

Më: 7 janar 2025 Në ora: 16:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar pak momente më parë pranë fshatit Kashar në Lushnjë.

Për pasojë janë lënduar Artan dhe Aleksandër Paja (babë e bir) të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital, raporton gazetari i Top Channel, Bledi Korreshi.

Drejtues i mjetit ishte Aleksandër Paja, 25 vjeç.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ku fillimisht është përplasur me një bankinë në të djathtë dhe më pas ka rënë në një përrua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat