Mediu: Fraksionimi i opozitës do të ishte dëm, sa më shumë parti në koalicion

Shqipëria

Mediu: Fraksionimi i opozitës do të ishte dëm, sa më shumë parti në koalicion

Më: 7 janar 2025 Në ora: 21:06
Fatmir Mediu

Ethet e listave kanë nisur të ndihen në selinë blu, ndërkohë që aleatët janë ende në pritje të formulës së koalicionit.

“Ajo që është e rëndësishme, është përfshirja e sa me shume  subjekteve të djathta në këtë koalicion. Fraksionimi i opozitës do të ishte dëm.

Kujtoj 2021 pasi nëse 120 mijë votat e LSI do ishin pjesë e një koalicioni padyshim do ishin kthyer në më shumë mandate jo në katër siç mori LSI dhe do kishin një tjetër raport në përfaqësimin parlamentar”, thotë Fatmir Mediu.

Në listën e Partisë Demokratike do ketë një vend edhe për aleatët historik. Negociatat janë ende të hapura, por kryerepublikani Fatmir Mediu kërkon që aritmetika elektorale e liderit të opozitës  të marrë për bazë peshën elektorale të partive të koalicionit.

“Sa i përket raporteve elektorale që do vendosin se ku do jete njëri apo tjetri mendoj qe duhet pare përfaqësimi politik parlamentar por dhe pesha e tyre ne qarqe politike te ndryshme”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat