Në emisionin Open në News 24 u diskutua për situatën ekonomike në vendin tonë. Ekspertët dhanë mendimet e tyre sesi ishte 2024 nga pikëpamja ekonomike.
Profesori Selami Xhepa deklaroi se më 2024 kishim stabilitet makro-ekonomik. Ndërsa, eksperti i ekonomisë në PD Dorian Teliti theksoi se u thellua varfëria.
Selami Xhepa: Ka një rritje pozitive ekonomike. Inflacioni po vihet në kontroll. Ka zhvillime pozitive, ka stabilitet. 2024 nuk ka arritur që të zgjidhë probleme të rëndësishme për ekonominë tonë, ku përfshihen ndryshime strukturore dhe për ta modernizuar ekonominë. Kemi stabilizim makro-ekonomik. Ka përpjekje për stabilitet ekonomik në pikëpamjen makro. Nga kjo pikëpamje, progresi ka qenë modest. Por, nuk ka reformë pensionesh, teksa pensionistët janë në gjendje mjerimi.
Fatos Çoçoli: 2024 ishte një vit pozitiv, me shumë sfida.
Dorian Teliti: 2024 ishte një vit i rritjes anemike, ku u thellua deficiti tregtar, ku u thellua varfëria. Qeveria dha bonuse elektorale, që shërbejnë vetëm për disa ditë. Shumë kompani kanë falimentuar. Mbi bazën e 2024, do të jetë edhe shtrati i vitit 2025, ku është vit elektoral. Parashikoj përkeqësim të situatës.
Arben Shkodra: Ka një stabilitet makro-ekonomik dhe bie dakord me prof. Xhepën. Por gjithashtu duhet të shikojmë me kujdes sektorët e turizmit dhe të ndërtimit. Duhet të ndryshojmë që të arrijmë konkurrueshmërinë. Nuk mund të vazhdojmë akoma me këtë deficit tregtar. Kemi probleme me krahun e punës.
Fjoldi Danaj: 2024 ka pasur një rritje për inerci tek 3.5 përqind. Turizmi nuk ka qenë ai që kemi pritur, ka pasur rënie. Kemi sektorë që janë dëmtuar, si eksportet. Kemi pasur edhe rënie të konsumit.