Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Open në News 24 mes ekspertit ekonomik në PD Dorian Teliti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra.
Teliti tha se shumë biznese kanë falimentuar në vitin 2024, duke shtuar se 30 mijë gra të industrisë prodhuese humbën punën.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra u shpreh se Teliti është përfaqësues politik dhe ndaj mbron tezën e tij.
Arben Shkodra: Je përfaqësues politik dhe nuk thua të vërtetën. Ju bëni vetëm politikë.
Dorian Teliti: E ke humb fare. Thuaj të vërtetën. A kanë falimentuar prodhuesit?
Arben Shkodra: Ne ndihmojmë kompanitë që të jenë më mirë, jo ju. Mos më bëj pyetje fare.
Dorian Teliti: Pse nuk ia ve gishtin qeverisë? 30 mijë gra të industrisë prodhuese kanë humbur vendin e punës.
Arben Shkodra: Ik o Dor. Konsumin politik bëje me tjetër. Ti nuk je marrë asnjëherë me prodhuesit.
Dorian Teliti: Ti nuk përfaqëson interesat e prodhuesve, por të qeverisë. Keni agjenda të varura.
Arben Shkodra: Ju bëni sikur mbështesni, vetëm i bie biznesit. Kështu do fitoni qeverinë, e djathta që i bie biznesit.
Dorian Teliti: Keni frikë të thoni se bizneset kanë famimentuar.