“2025, viti i pensioneve”/ Çoçoli: Do kemi lajme pozitive, Unaza e Madhe rriti vlerën e pronës në Tiranë

Shqipëria

“2025, viti i pensioneve”/ Çoçoli: Do kemi lajme pozitive, Unaza e Madhe rriti vlerën e pronës në Tiranë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 22:54
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli në lidhje me faktin sesi mund të na presë 2025 nga pikëpamja ekonomike.

Çoçoli tha se 2025 do jetë viti i pensioneve. Ai deklaroi se në këtë vit do kemi lajme pozitive. Sipas tij, Unaza e Madhe si projekt do të rrisë vlerën e pronës në Tiranë.

Fatos Çoçoli: 2025 do jetë një vit pozitiv për ekonominë. Unaza e Madhe e Tiranës rriti vlerën e pronës në Tiranë.  Veprat e rëndësishme infrastrukturore janë shërbime për shqiptarët.

Askush nuk duhet të shqetësohet. Konsumi besoj nuk do jetë i frenuar. Do jetë viti i pensioneve, do jetë një vit i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat