Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, i ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se çiftet e reja në Tiranë nuk blejnë dot shtëpi.
Teliti u shpreh se në sektorin e ndërtimit ka para, që kanë burim veprimtarinë kriminale ose korrupsionin. Sipas tij, qeveria bën një miks idesh të gabuara ekonomike.
Dorian Teliti: Një çift me pagë mesatare nuk blen dot një shtëpi në Tiranë. Fluksa do të plasë, kur të mbyllen paratë e pista të drogës dhe paratë e korrupsionit. Paratë në ndërtim janë të pista, kriminale.
Kjo qeveri bën një miks idesh të gabuara dhe këto i japin sinjal negativ edhe tregut.