Spiropali pret ambasadorin e Italisë: Mirënjohje për thellimin e marrëdhënieve miqësore mes Tiranës e Romës

Shqipëria

Spiropali pret ambasadorin e Italisë: Mirënjohje për thellimin e marrëdhënieve miqësore mes Tiranës e Romës

Më: 8 janar 2025 Në ora: 12:57
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Spiropali e falenderoi Ambasadorin Fabrizio Bucci për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur, me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga afër vendin dhe njerëzit si edhe kompleksitetin e marrëdhënieve historike dhe të sotme mes dy vendeve tona, si një partner i afërt që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar.

Kryetarja e Kuvendit, i dorëzoi Ambasadorit Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje.

Kjo, në emër të Kuvendit, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe thellimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë shërbimit si Ambasador në Shqipëri në vitet 2020-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat