Zv. Kryeministrja Belinda Balluku tha se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane.
Ajo përmendi Athinën, e cila e aplikon prej 35 vitesh dhe ka dhënë efekt pozitiv duke reduktuar trafikun me 50 për qind.
Balluku: Praktikë e ndjekur nga vende evropiane, Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek.
Nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, është plan kombëtar për klimën dhe energjinë.